Është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor i dyshuari pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar një foto ku ai shihej me një pistoletë.
Atij i është konfiskuar një pistoletë me gaz, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar, në procedurë të rregullt.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Kaçanik. 30.08.2023 – 08:00. Është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar një foto ku ai shihej me një pistoletë . Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”