Analisti Ylli Hoxha ka lëshuar live studion e Debat Plusit, pas një përplasje me Asdren Gashin e PSD-së.
Duket se ndezja e debatit erdhi si pasojë e vet temës, e cila fokusohej në deklaratën e Faton Klinakut, njeriut kryesor të OVL-së së UÇK-së, e cila u cilësua si kërcenuese ndaj Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Debati ka eskaluar posacërisht ndërmjet Ylli Hoxha, analist, dhe Asdren Shala, anëtar i PSD-së.
Madje, ata kanë përdorur edhe terme dehumanizuese ndaj njëri-tjetrit, si gomar.
“Mos fol palidhje, turp duhet me të ardhë” – i tha Hoxha Shallës, ndërsa pas kësaj përplasje, që nisi për shkak të kritikave të Shalës ndaj Veton Surroit, Hoxha e lëshoi studion e emisionit.
“Hiçma këtë gomar” – deklaroi Hoxha teksa dilte nga emisioni.