13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet udhëzimi administrativ që zhbllokon situatën në komunat veriore

Qeveria e Kosovës, ka nxjerrë në konsultim publik Udhëzimin Administrativ, për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

“Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativave të qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”, thuhet në Nenin 1 të këtij Udhëzimi.

Sipas, nenit 4, inicimi i kërkesës për largimin e kryetarit të komunës, thotë se secili qytetarë apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës dhe se secili qytetar apo grup qytetarësh që ndërmarrin iniciativën për largimin e kryetarit të komunës, do të caktojnë një person përgjegjës që shërben si pikë kontakti.

Ndërkaq, neni 5, thotë se në rast se konstatohet se kërkesa është mbështetur nga së paku njëzet për qind (20%) e votuesve të regjistruar, organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=42030

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img