3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Yakin: Ndeshja Kosovë – Zvicër duel vëllazëror

Kosova do të ndeshet me Zvicrën më 9 shtator nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo përballje do të jetë e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Sot, Zvicra publikoi listën për dy ndeshjet e muajit shtator, ndërsa të përfshirë ishin katër futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.

Trajneri i “helvetikëve”, Murat Yakin e cilësoi duel vëllazëror ndeshjen ndaj Kosovës.

“Nga shorti e dija se kjo mund të ishte një nga ndeshjet më të vështira në grup. Gjithashtu emocionalisht. Ju keni lojtarë të lidhur me Zvicrën, ne kemi lojtarë të lidhur me Kosovën. Por emocionet në këtë duel vëllazëror do të jenë vetëm pozitive”, u shpreh trajneri zviceran.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img