7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kthehen në punë tre policët që ishin rrëmbyer nga Serbia, do të vazhdojnë punën nga stacioni i njejtë

Tre zyrtarët policorë që ishin rrëmbyer nga Serbia, Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tashmë janë kthyer në punë. Ata do të vazhdojnë punën në stacionin ku kanë qenë duke punuar deri në ditën kur u rrëmbyen.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zyra e Informimit e Policisë së Kosovës.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Zyrtaret policor të potencuar nga ana juaj, janë kthyer në punë në stacionin përkatës ku kanë punuar më herët”, thuhet në përgjigje.

Rrëmbimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Ata u rrëmbyen më 14 qershor të këtij viti.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar disa herë se policët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, dhe kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe pa kushte.

“Ata që pretendojnë se policët janë arrestuar në Serbi, duhet ta shpjegojnë se si lidhëset e tyre të plastikës si pranga, kanë qenë pikërisht në vendin ku tashmë kemi njoftuar në konferencën e 15 qershorit, unë bashkë me ministrin Sveçla, pas Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pra 1 kilometër larg kufirit në njërën anë, në pjesën veriperëndimore, 670 metra larg në veri –verilindje nga kufiri me Serbinë dhe 300 metra në jugperëndim të kufirit sërish larg prej Serbisë, e në brendi të territorit të Kosovës.

Vendngjarja e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës ka ndodhur në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë arrestimi në Serbi, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë. Për rrëmbimin, janë kontaktuar të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që policët tanë të lirohen sa më parë dhe të kthehen në vendin e tyre”, kishte thënë Kurti në konferencë.

Ai kishte zbuluar deklaratat e tre zyrtarëve lidhur me atë se si ka ndodhur i gjithë rasti.

“Janë tri rrëfime ndaras identike të tre njerëzve të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit me 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie, pra kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku, kur 15 persona i kanë rrethuar, i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre kanë qenë bashkë dhe që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyeten ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë, Jetish Jashari. Kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata të cilët dëshirojnë të jenë skeptikë për të drejtën e Kosovës, se Serbia ka zhvilluar agresion me 14 qershor dhe ka rrëmbyer tre policët tanë”, kishte shtuar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img