11.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq me Lajçakun: Jam i shqetësuar për planin e Kurtit për të dëbuar serbët dhe për të pushtuar veriun me dhunë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe i ka përcjellë shqetësimin e tij për zhvillimet në Kosovë.

Pas bisedës dy orëshe, Vuçiq ka thënë në Instagram se Lajçakut ia ka përcjellë shqetësimin e tij lidhur me planin e Kurtit për pushtimin e veriut të Kosovës dhe dëbimin e serbëve.

“Jam shumë i shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe planin e Kurtit për të pushtuar me dhunë veriun e krahinës dhe për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore. Këtë ia kam përcjellë përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak”, tha Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img