Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani i ka reaguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, pas deklaratave për kryeministrin Albin Kurti.
Zogiani ka thënë se organizata e Klinakut kishte përfituar nga 20 milionë euro të rezervave të shtetit që kishte shpërndarë Qeveria në kohën kur kryeministër ishte, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, s’ka më përfitime të tilla pa kritere.
“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfar kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky”, ka shkruar Zogiani.