-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Largimi me peticion i kryetarëve në veri, flet Izmir Zeqiri

Drafti i udhëzimit administrativ, që u mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve përmes peticionit, pritet të jetë gati më 1 shtator, derisa sipas zyrtarëve të Ministrisë, ishte paraparë që udhëzimi administrativ të jetë në dëgjim publik deri më 31 gusht.

Rregullat procedurale përcaktojnë se pas nënshkrimit nga ministri, duhen shtatë ditë që udhëzimi administrativ, pas daljes në Gazetën Zyrtare, të hyjë në fuqi. Më pas, qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës mund ta iniciojnë menjëherë peticionin për largimin e kryetarëve aktualë të atyre komunave.

Një dokument i tillë vjen në kohën kur Bashkimi Evropian është duke i kërkuar Kosovës të shpallë zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Por çfarë thotë për këtë draft-udhëzim administrativ, kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili parashikon largimin nga pozita të tij dhe tre të tjerëve nga komunat e Leposaviqit, Zveçanit e Mitrovicës së Veriut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img