3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Lajçaku shkon nga Sllovenia në Serbi – do të takohet me Vuçiqin

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Serbi.

Në Beograd, Lajçaku do të pritet në takim nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zyrës së Vuçiqit për media, takimi mbahet në orën 12:00.

Diplomati sllovak shkon në Serbi nga Sllovenia ku mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Në panelin e së martës “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon por gjithçka mbetet e njëjtë” ai tha se BE-ja është gati për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2030.

Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, homologu i saj serb Ivica Daçiq, e të tjerë.

Në një takim që pati dy ditë më parë në Slloveni me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lajçaku e konfirmoi se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img