-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje në Prishtinë: 33-vjeçari sulmohet me kondak të armës nga një person, pëson lëndime të rënda

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar një person tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Zija Shemsiu’, ku sipas dëshmisë së viktimës dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari e ka sulmuar duke e goditur me kondak të armës në kokë.

Si pasojë e kësaj, 33-vjeçari ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

I dyshuari, i cili ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes tashmë është identifikuar nga Policia.

Pas përfundimit të procedurës së intervistimit në stacion policor, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img