3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ish-zëvendësministri i Arsimit: Mund të ketë keqpërdorime me subvencionimin e librave

Dukagjin Pupovci, ish-zëvendësministri i Arsimit ka folur lidhur me subvencionimin e prindërve për blerjen e librave ka thënë se mund të ketë edhe keqpërdorime.

Ai thotë se duhet të verifikohen fëmijët, se mund të ekzekutohen mjetet gabimisht.

“Në çdo shoqëri dhe në të gjitha rrethanat ka hapësirë për keqpërdorime. Në situatën ideale do të duhej verifikuar paraprakisht aplikimet, në kuptimin nëse fëmijët vërtetë janë të regjistruar në shkollën e specifikuar nga aplikuesi. Por, në situatën e tanishme nuk besoj se ka kushte për verifikim të tillë, prandaj mund të ndodhë që mjetet t’i paguhen edhe dikujt që nuk i ka fëmijët në shkollë. Duhet verifikuar nëse fëmija i prindit që e ka marrë pagesën është i pajisur me tekste dhe mjete mësimore”, thotë ai.

Pupovci tha se është e pritshme të aplikojnë prindër të shumtë pasi mund të kenë më shumë se një fëmijë.

Ai thotë se në këtë proces do të ketë edhe probleme e vështirësi.

“Janë rreth 210 mijë nxënës që vijojnë mësimin në klasat 1-9, prandaj është e pritshme të jenë rreth 150 mijë aplikime, duke marrë parasysh se disa prindër mund të kenë më shumë se një fëmijë të kësaj grupmoshe. Një kategori e prindërve që qëndrojnë më mirë materialisht mund të vendosin edhe të mos aplikojnë. Do të ketë edhe të tillë që kanë nevojë për këto mjete por mund të kenë vështirësi për të aplikuar, qoftë për shkak të mungesës së shkathtësive teknologjike ose të llogarive bankare”, përfundoi Pupovci.

Të hënën, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë se deri dje në orën 09:00 janë pranuar 51 mijë e 200 aplikime në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img