9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gervalla në Forumin e Bledit: BE nuk është vendi i duhur nëse synojme para e fonde

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë në Forumin Strategjik të Bledit, se BE nuk është vendi i duhur nesë synohet për të marrë më shumë fonde e para.

“Është shumë e rëndësishme që shtetet sovrane dhe të lira vendosin se me kë janë dhe kujt i takojnë. Ne në Kosovë besojmë se jemi të gatshëm dhe të përgaditur për të bërë këtë udhëtim. Kemi aplikuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe jemi shumë optimistë se do ja dalim të anëtarësohemi. Mendoj se janë katër pyetje që duhet të ju përgjigjemi. Pyetja e parë është ku? BE-ja është union politik në respektimin e të drejtave të njerëzve dhe komuniteteve. 2030-ta është një qëllim për të cilin ne mund të përgaditemi, nëse BE-ja nuk e ndryshon vitin si afat. Pyetja tjetër është kur. Dhe e fundit është pse? Pse në BE. Nëse është për të marrë më shumë para e fonde, atëherë BE-ja nuk është vendi i duhur për të bërë këë gjë, prandaj kjo është e rëndësishme për mua; ndjenja e përkatësisë. Ne duhet të mos e nënvlerësojmë një aspektë të dytë, atë politik, financiar, por edhe atë të sigurisë. Siguria dhe zhvillimi ekonomik e përkatësia politike shkojnë bashkë me njëra tjetrën.

Gërvalla, shtoi gjithashtu se janë duke punuar drejt anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në BE.

“Besoj se kemi shanca të mirë për të arritur një sukses në dialog shumë më herët se ajo datë. U përmend pranvera e ardhshme, kështuqë jemi duke punuar në atë drejtim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img