7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryeprokurori i Speciales që po sulmohet nga Qeveria shfaqet në Rezidencën Britanike, në drekë me ambasadorin Abbott

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj është parë në Rezidencën Britanike, ku ishte për drekë me ftesë të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ambasadori Abbott i priti disa prokurorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, “si pjesë e një projekti rajonal të Ballkanit Perëndimor të financuar nga Britania e Madhe”.

“Kënaqësi të pres prokurorët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për drekë në Rezidencën Britanike si pjesë e një projekti rajonal të Ballkanit Perëndimor të financuar nga Britania e Madhe, i dizajnuar për të krijuar një zinxhir më të fortë dhe më efektiv të drejtësisë penale, duke përfshirë bashkëpunimin e shtuar ndërmjet prokurorive rajonale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

“Bashkëpunimi mes institucioneve efektive, të pavarura është një element kyç drejt përfundimit të ciklit vicioz të krimit dhe korrupsionit që gërryen besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, u tha tutje në njoftim.

Isufaj, i zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për t’u bërë Kryeprokuror i Shtetit, nuk e ka marrë ende miratimin e Presidentes. Kryeministri Albin Kurti pati thënë se kryeprokurori i Speciales s’do të mund të bëhet Kryeprokuror. Qeveria e ka vënë në target Isufajn, duke e akuzuar se është pjesë e “regjimit të vjetër”, pasi me urdhër të Prokurorisë Speciale u arrestuan disa zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë për keqpërdorim me rezervat e shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img