1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i Macronit/ A ka rrezik që Kosova të mbesë pa liberalizim të vizave?

Presidenti francez, Emannuel Macron dha gjatë së hënës një paralajmërim të fortë.

Ai ndau një kohë nga fjalimi i tij i përvjetmë para ambasadorëve për folur për Kosovën e Serbinë, nga të cilat kërkoi zbatim të planit franko-gjerman.

“Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi”, u shpreh Macron.

Demush Shasha: Be-ja e kupton se çështja e vizave është e mbyllur

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, megjithatë nuk beson se ekziston një diskutim serioz brenda BE-së lidhur me rishqyrtimin e çështjes së liberalizimit të vizave.

Sipas tij, deklarata e Presidentit Macron duhet parë si paralajmërim për Kosovën dhe Serbinë për të ardhmen, por jo si politikë të sotme të Francës sa i përket liberalizimit të vizave.

“Me fjalë të tjera Presidenti Macron ka paralajmëruar palët për kostot ekstreme që mund të kanë palët në rast të eskalimet të situatës së sigurisë në mes Kosovës dhe Serbisë. Ne sot nuk jemi në një situatë të tillë hipotetike. Që të jemi në një situatë të tillë gjendja e sigurisë në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të eskaloj në stade shumë më serioz se sot. Rrjedhimisht deklaratën e Presidentit Macron duhet parë si paralajmërim për Kosovën dhe Serbinë për të ardhmen, por jo si politikë të sotme të Francës sa i përket liberalizimit të vizave”, tha ai për Front Online.

Shasha shprehet i bindur se aktualisht nuk ka asnjë element të interesimit të BE-së për nisjen e rishikimit të vizave.

“Unë besoj se BE-ja kupton se çështja e vizave është çështje e mbyllur. Ajo kupton çfarë dëmi do të bënte vetës në rast të rishqyrtimit të çështjes së vizave. Këtë e them pasi që kjo çështje tani më është shndërruar në një storje padrejtësie ndaj qytetarëve të Kosovës. Dhe përdorimi i përsëritur i kësaj çështje kundër qytetarëve të Kosovës do të shihet si një akt tejet i padrejtë dhe armiqësor nga ana e BE-së”.

Në anën tjetër, opozita thotë se nëse kjo ndodh përgjegjësia bie tek qeveria Kurti.

Deputetja e LDK-së: Nuk e lejojmë Albin Kurtin t’ua humb qytetarëve vizat

Deputetja e LDK-së, njëherit anëtare e Komisionit për Integrime në Kuvend, Rrezarta Krasniqi thotë se nuk do të lejojnë që kryeqeveritari t`ua humb edhe një shans të dytë qytetarëve të vendit për lëvizje të lirë në zonën Schengen.

“Qeveria me aventurat e saj, po i sjellë vetëm të këqija vendit, siç kishim deri më tani sanksionet, si rezultat i veprimeve të pakoordinuara dhe të menduara mirë në pjesën veriore të vendit”, tha ajo për Front Online.

Time Kadrijaj për paralajmërimin e Macronit: Është e padrejtë që për shkak të Kurtit të izolohet populli i Kosovës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e AAK-së kërkon që lidershipi shtetëror ta marrë seriozisht paralajmërimin e të parit të Francës.

“Është e padrejtë për shkak të Kurtit me u izolu populli i Kosovës. Kemi plotësuar që disa vjet të gjitha kushtet. Lidershipi duhet të jetë i kujdesshëm sepse apeli ishte për të. Franca po kërkon që Serbia e Kosova me i zbatu marrëveshjen e Ohrit”, tha ajo për Front Online.

Diçka të tillë kërkon edhe njohësi i integrimeve Shasha.

“Sidoqoftë, patjetër se Kosova duhet të sigurohet se vlerësohet si palë konstruktive në kuadër të dialogut. Kjo nënkupton vazhdimin e përmbushjes së kërkesave ndërkombëtare për deeskalim në veri, si dhe vazhdimin e angazhimit në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, potencoi Shasha.

Bashkimi Evropian ka rritur në konsensus që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img