1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Musliu – Maqedoncit: Përjashtimi nga “Defender 23”, përveç që e ka dëmtu FSK-në ua ka vrarë shpresën edhe ushtarëve dhe oficerëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili tha se përjashtimin nga “Defender 23” është “më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtjesor”.

Ajo e ka pyetur ministrit se sipas kësaj deklarate, “a do të thotë që SHBA-të organizojnë trajnime pa përmbajtje vetëm sa për sy e faqe”?.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Musliu ka thënë se përjashtimi nga “Defender 23” përveç që e ka dëmtu në përmbajtje dhe imazh FSK-në, ua ka vrarë shpresën dhe ua ka humb motivin ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së.

Postimi i plotë:

Ministri i mbrojtjes Maqedonci për përjashtimin nga “Defender 23”, paska thënë: “Më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtjesor”.

Minister sipas kësaj deklarate a do të thot qe SHBAT-te organizojnë trajnime pa permbajtje vetem sa per sy e faqe???

Perjashtimi nga “Defender 23” perveç qe e ka demtu ne permbajtje dhe imazh FSK-në, ua ka vrarë shpresen dhe ua ka humb motivin ushtarëve dhe oficerve të FSK-së, dhe këtë jam e bindur qe ti e din shumë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img