4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Përfituan 20 mijë euro duke mashtruar me para të falsifikuara përmes TikTokut, arrestohen pesë persona

Janë arrestuar sot në mëngjes pesë meshkuj në Viti  që përmes rrjetit social “TikTok” postonin video se shesin para të falsifikuara.

Ata kanë përfituar 20 mijë euro nga mashtrimi që i kanë bërë dhjetëra personave kinse do t’u shesin para të falsifikuara.

Gjatë bastisjes në shtëpitë e pesë të dyshuarve janë sekuestruar: një granatë dore, një armë automatike, 52 fishekë, një karikator i armës, dhe një telefon mobil.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit.

Ndërsa edhe palët që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara kanë konsumuar vepër penale, shkruan në raportin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img