Kombëtarja e Çekisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e shtatorit.
Çekia më 7 shtator do të jetë nikoqire e Shqipërisë. Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024” dhe i takon raundit të pestë në Grupin E.
Tre ditë më vonë, çekët do të luajnë edhe një ndeshje miqësore me Hungarinë.
Përzgjedhësi Jaroslav Silhavy zbuloi sot listën me futbollistët e ftuar për këto dy ndeshje.
LISTA:
Kujtojmë se Çekia prin në Grupin E me 7 pikë, kurse Shqipëria është e dyta me një pikë më pak.