0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinasi përfundon në Polici pasi kapet në flagrancë me disa qese marihuanë

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Ali Vitija’ në Prishtinë.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit të Policisë në atë pjesë, është ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Me rastin e kontrollit policor, te i dyshuari 22-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, që është sekuestruar nga Policia.

Për shkak të posedimit drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img