Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar për replikën e djeshme mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.
Ai ka shkruar se një populli 94 për qind evropian Evropa i ka vendosur sanksione për shkak të “një filozofi të vonuar në histori”.
Haxhiu ka thënë se tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm.
“Nga nacionalizmi dhe shovinizmi serb ka pësuar rajoni”, ka shkruar ai.