Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli po vazhdon t’i sulmoj mediat e Kosovës, anipse ajo dhe partia në të cilën bën pjesë, mburren se janë demokrat.
Sipas Pacollit, Kosova ka rritje ekonomike. Madje për këtë referencë sipas Pacollit janë raportet ndërkombëtare e revistat prestigjioze. Por sipas saj, mediat në Kosovë, po e thonë të kundërtën.
Pacolli tutje ka thënë se nuk po pyet se kujt duhet t’i besoj, pasi e din.
“Në raportet ndërkombëtare e revista prestigjoze botërore Kosova po verësohet shembull në Ballkan. Ndërsa në Kosovë në titujt e portaleve shkruhet krejt e kundërta. Derisa analistët e opozita po tregojnë se sa keq është ekonomia e Kosovës, revista britanike ‘The Economist’ ka shkruar se Kosova me rritje ekonomike ka tejkaluar fqinjët ballkanik. Spo pyes se kujt duhet me i besu. Dihet”, ka shkruar ajo.