Para se të fillojmë me këtë artikull, duhet të themi disa fjalë për veshkat. Veshkat janë një nga organet më me rëndësi të trupit. Ato kryejnë funksione të rëndësishme në trupin e njeriut, që do të thotë se kujdesi ndaj tyre është i patjetërsueshëm.
A e keni ditur se 26 milion amerikan vuajnë nga sëmundjet e veshkave kurse çdo i treti i personave të rritur është në rrezik? Ekspertët medicinal paralajmërojnë se vetëm në SHBA sëmundjet e veshkave vrasin më shumë njerëz se kanceri i gjirit apo prostatës.
Siç është cekur, veshkat janë shumë të rëndësishme. Ato jo vetëm që e pastrojnë gjakun nga toksinat, por gjithashtu edhe nxjerrin lëngjet e tepërta nga trupi, kontrollojnë nivelin e elektrolitëve, rregullojnë presionin e gjakut, rregullojnë nivelin e hormoneve në gjak, krijojnë qeliza të reja të kuqe të gjakut dhe i mbajnë të forta kockat.
Çka është guri në veshka? Kjo është shtresim i vogël që formohet brënda veshkës dhe mund të shkaktojë probleme serioze. Guri në veshka përbëhet nga minerale dhe kripërat acidike. Ekspertët medicinal shpjegojnë se guri në veshka nuk formohet vetëm për një arësye të caktuar, edhe pse ka shumë faktorë të cilët krijojnë rrezik për formimin e tij.
Shkaqet më të shpeshta të formimit të gurit në veshka janë konsumimi i sasisë tepër të madhe të mishit dhe sasisë së pamjaftueshme të perimeve apo konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve dhe dehidratimi. Duhet ta dini se guri në veshka formohet kur urina juaj përmbanë më shumë substanca kristalizuese – si kalcium, oksalate dhe acid të urinës – se sa lëng që mund ta tretë urinën.
Këtu mund ta shikoni reçetën shtëpiake për largimin e gurit nga veshka e cila është mjaft e thjeshtë dhe e lehtë për përgatitje.
Përbërësit e nevojshëm:
Një grusht majdanoz apo koriandër (majdanoz)
Ujë
Udhëzimi:
Merrni shumë gjethe majdanozi apo koriandëri dhe lani mirë. Pastaj gjethet i grini imët dhe vendosni në tenxhere. Mbusheni me ujë dhe zieni për 10 minuta. Pas zierjes e leni përzierjen 15 minuta të ftohet dhe pastaj e kulloni dhe lëngun e hudhni në shishe të pastër. Lëngun ruajeni në frigorifer.
Si të përdoret:
Duhet të pini një gotë të këtij lëngu çdo ditë. Së shpejti do të vëreni se sasia e tepërt e kriprave dhe toksinave largohet nga trupi tuaj përmes urinës. Duhet ta dini se majdanozi dhe koriandëri janë bimët më efikase për pastrimin e veshkave. Mund ta përdorni vetëm njërën nga këto apo t’i përzieni të dyjat.
Gjithashtu duhet ta dini se majdanozi është shumë efikas edhe për lehtësimin e dhimbjeve menstruale dhe shtrëngimeve. Përveç majdanozit dhe koriandërit, për veshkat është trajtim i shkëlqyer edhe detoksifikimi me molla, limon apo shalqi. Vaji i ullirit është gjithashtu shumë i dobishëm në proçesin e nxjerrjes së gurit nga veshkat.
Por, duhet të jeni të kujdesshëm që edhe pse e dini se keni gurë në veshka duhet të konsultoheni me mjekun para se të konsumoni këtë çaj sepse ai mund ta “dridhë” gurin në veshkë. Duhet të mbani mend se për funksionimin optimal të veshkave duhet patjetër të pini shumë lëngje gjatë trajtimit me çaj majdanozi. Është e rëndësishme gjithashtu të përmendet se nuk rekomandohet për gratë shtatzëna përdorimi i këtij çaji edhe pse ai është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka pasoja negative.
Vërejtje: Gjëja e keqe është se shumica e mjekëve nuk lejojnë metoda alternative për pastrimin e veshkave. Ata në përgjithësi qëndrojnë në metoda konvencionale të cilat nuk janë mjaft efikase dhe shkaktojnë më shumë dëme se sa dobi.