Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)i ka dhënë kontratë një autosalloni në vlerë 6 mijë e 400 euro, për shfrytëzimin e 10 veturave me qira për dy muaj.
“Auto Mita Sh.P.K”, është autosalloni që fitoi kontratën për marrje me qera të veturave për nevojat e MKRS-së dhe institucioneve vartëse.
E veturat që do të shfrytëzohen janë Renault Megane.
Kontrata është nënshkruar më 17 gusht, nga zv.Drejtori i Zyrës së Prokurorimit në MKRS.
Sipas njoftimit për këtë kontratë ka konkurruar vetëm një operator ekonomik.
Kohëzgjatja e kontratës është dy mujore.