9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vjen një risi për dorëzimin e kuponëve fiskal

Dorëzimi i kuponëve fiskal i muajve, Janar,Shkurt,Mars për qytetarët e Republikës së Kosovës do të ketë një risi tash e tutje e cila do të funksionoj më mirë për realizimin e rimburësimit të mjeteve në llogaritë bankare me pliko të kuponëve fiskal.

Kësisoj, pas përfundimit të tre mujorit të kaluar e cila njoftoj edhe Administrata Tatimore e Kosovës se është kryer me sukses procesi i verifikimit të tyre, mirëpo  tash ka filluar edhe dorëzimi  i muajve të radhës.

Lidhur me këtë, Indeksonline mëson se sa i përket mënyrës se dorëzimit të kuponëve fiskal ka një risi të tyre e cila s’ka qenë më herët.

Dorëzimi i kuponëve fiskal nga qytetarët e Kosovës bëhet në të gjitha pikat e Postës në Kosovë, ku deri më tani kanë qenë procedurat e njëjta si: grumbullimi i tyre, aplikimi online ne webfaqen e atk-së, futja e kuponëve  në zarf, shënimi i numrit të plikos. Por ndryshimi i vetëm është se tani e tutje dorëzimi do të bëhet duke i shënuar edhe emrat përkatës të aplikuesve në zarfat me kuponë fiskal.

Ndryshe, kujtojmë se Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se afati për dorëzimin e kuponëve fiskal ka filluar që nga data 01.04.2017 dhe do të perfundoj me datë 04.05.2017.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img