-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nëse masat e BE-së vazhdojnë të jenë në fuqi, ekonomia e Kosovës mund të paralizohet

U bënë dy muaj që kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës, pasi që Qeveria nuk përmbushi një plan evropian për shtendosje të situatës në pjesën veriore të vendit. Edhe pse më pas u arrit një marrëveshje në Bratislavë për hapat shtensionues, këto masa ende vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Përveç në rrafshin politik, këto masa u paralajmërua se do të kenë ndikim të madh edhe në ekonomi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shpreson që këto masa të jenë afatshkurtra.

“Tani varet edhe se sa do të jenë në fuqi për periudha kohore por të shpresojmë që do të jenë afatshkurta dhe kërkojmë që sa më shpejt të hiqen në mënyrë që Kosovës t’i kthehet imazhi i mirë në kuptimin që te investitorët të mos ketë imazh që Kosova është një vend i cili ka masa ndëshkuese…. Ne patëm rastin me pa fondin për digjitalizim ku gjitha vendet e rajonit morrën pjesë, nënshkruan marrëveshje ndërsa Kosova u privu nga kjo e drejtë pikërisht për shkak të masave të vendosura nga BE si masa ndëshkuese. Kështu që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse jemi shtet i ri dhe kemi nevojë për zhvillim, kemi shumë nevojë për të ecur para”, tha ai.

Si pasojë e masave të vendosura nga blloku evropian, Ministria e Ekonomisë pati konfirmuar se Kosova ka mbetur jashtë programit 7.5 miliardë euro të BE-së, për Ballkanin, program i cili synon të përshpejtojë transformimin digjital të Evropës dhe të sigurojë financim për projekte në fushat e teknologjisë dhe inovacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img