4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

18 vdekje për shtatë muaj në vendin e punës, kritikohet qasja e shtetit

18 është numri i vdekjeve të punëtoreve në vendin e punës vetëm gjatë këtij viti e pjesa më e madhe e tyre janë nga sektori i ndërtimtarisë. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi ka thënë se viti 2023 është viti me numrin më të madh të vdekjeve të punëtorëve për shtatë muaj në Kosovë e se për këtë çështje, shteti nuk është duke bërë aq sa duhet.

Siç u shpreh ai, rastet e vdekjes në vendin e punës ndodhin kudo në botë, por jo në numër kaq të madh sa në Kosovë. Përveç kësaj, familjarët e viktimave nuk marrin asnjë mbështetje financiare nga shteti e “kur vdes punëtori përfundon gjithçka”.

Sipas Azemit, kjo pasiguri në punë është edhe një arsye shtesë pse të rinjtë po ikin nga vendi.

“Realisht është një çështje e keqe që po ndodh tek ne në vazhdimësi dhe ne si institucione nuk jemi duke bërë atë çka duhet me bë, po flas si qeveri, si inspektorat edhe si pronarë të kompanive”.

“Fatkeqësisht ky vit është një vit shumë i keq sepse deri në këtë moment kemi 18 raste të vdekjeve në vendin e punës dhe a ka më rëndë sesa njëri prej tyre që ka vdekur para dy ditësh ishte vëlla i shtatë motrave. Kjo mund të ndodhë gjithkund në botë por në numër kaq të madh sa po ndodhin në Kosovë nuk ndodh kurrkund. Në vendet e tjera në momentin kur ndodhin këto raste shteti ka një stimulim, ka një mbështetje financiare për këto familje. Tek ne, në moment kur vdes punëtori ka përfunduar gjithçka”, tha ai.

Ai tha se si sindikatë kanë bërë kërkesa në vazhdimësi nga pushteti që kjo çështje të trajtohet.

“Zyrtarisht kemi kërkuar edhe nga ministri i financave dhe nga kryeministri që të trajtohet kjo temë sepse është temë shumë e rëndë kur punëtorët në moshën me të re humbin jetën. Përpos asaj që kjo po ndikon negativisht që edhe të rinjtë kur nuk kanë një mbështetje dhe siguri dhe shëndet në punë aq sa ja thotë ligji edhe kjo është një pjesë e asaj që njerëzit dëshirojnë që të ikin nga Kosova”, tha ai për EO.

Azemi tha se shtatë mujori i vitit 2023 është rekord për numrin më të madh të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.

“Pjesa dërmuese janë punëtorë të ndërtimtarisë. Ky vit është viti me numrin më të madh të vdekjeve.  Vetëm viti 2017 i afrohet përafërsisht ku për shtatë muaj kanë vdekur kaq punëtorë, përndryshe ky vit është jashtëzakonisht shumë i keq”.

“Nuk jemi në nivelin e duhur, kjo vjen si pasojë sepse një pjesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar kanë lëshuar Kosovën dhe këto vende të punës po i mbulojnë punëtorët e pa kualifikuar, punëtorët të cilët nuk e njohin mirë rrezikshmërinë e punës dhe fatkeqësisht jemi këtu ku jemi”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img