9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak takohet me Kurtin, flasin për dialogun dhe situatën në veri

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Strategjik që po mbahet në Bled të Sllovenisë.

Lajçak, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në platformën “X”, ka thënë se në fokus të diskutimeve me kreun e ekzekutivit kosovar ka qenë përgatitja e terrenit për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut.

“Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti, sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit”, shkruan Lajçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img