3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dalin pamje të reja: Si i ra në dorë Rita Orës flamuri serb

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pas performancës së saj me flamurin serb.

Këngëtarja shqiptare u pa me flamurin serb teksa performoi në Hungari.

Pamjet janë shpërndarë gjithandej, teksa kanë dalë edhe të reja nga një kënd tjetër.

Në këtë VIDEO mund ta shihni momentin se si “i ra në dorë”, flamuri serb këngëtares.

Më ras, këngëtarja Rita Ora dha një sqarim për këtë performancë.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.

Pas reagimit të Ritës, për këtë ngjarje u deklarua edhe nëna e saj Vera Ora.

“Më fal, të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoze. Mos u trullo”, ka shkruar ajo duke e etiketuar Ritën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img