1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

BE: Kosova t`i shpallë zgjedhjet në veri sa më shpejt, serbët të marrin pjesë pa parakushte

Zgjedhjet e reja në Veri të Kosovës duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo është e disata herë që brenda pak muajve Bashkimi Evropian ka një kërkesë të ngjashme për Republikën lidhur me organizimin e zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

E njëjta thirrje u përsërit nga Unioni edhe të hënën, në një përgjigje dhënë portalit Front Online.

“Edhe pse zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune të prillit 2023 të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ne kemi qenë shumë të qartë se për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët ato nuk ofruan një zgjidhje afatgjate. Prandaj, është e rëndësishme që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte, të organizohen sa më shpejt”, u shpreh Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Sa i përket zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës – më konkretisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë – po përgatit një udhëzim administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit. Ai është thënë se do të jetë gati në shtator.

BE i bën apel si Kosovës, ashtu dhe Serbisë që të marrin masa për de-përshkallëzim.

“BE-ja nënvizon deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor 2023, i cili i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të de-përshkallëzuar dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Kosova u angazhua për këto parime në Bratislavë në korrik 2023”, u shprehen nga BE për Front Online.

 

Bashkimi Evropian pati këtë përgjigje kur u pyet nëse do t`i heq masat e vendosura ndaj Kosovës.

“Sa i përket masave, ne e kemi bërë mjaft të qartë qëndrimin tonë gjatë ditëve dhe javëve të fundit, dhe nuk ka asgjë të re që do të dëshironim të shtonim në këtë fazë”.

BE është deklaruar se nuk i heq masat tash për tash ndaj Kosovës.

Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img