Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli , ka njoftuar për procedurat të cilat duhet t’i ndjekin qytetarët sa i përket aplikimit për subvencionimin e sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar si dhe aplikimin për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake.
Këtë Rizvanolli e ka bërë përmes një video udhëzuese , ku janë shpjeguar procedurat e aplikimit.
Përmes kësaj video udhëzuese, keni mundësinë të informoheni hap pas hapi rreth procedurës për të aplikuar për subvencionimin e sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.