10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bllokimit i rrugës që çon te ndërtesa e Radio Prishtinës, Flaka Surroi e padit Përparim Ramën

Drejtorja e mediumit KOHA, Flaka Surroi, njofton se ka dorëzuar padi ndaj Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, për shkak të mbylljes së tërësishme për qarkullim të veturave të rrugës kryesore që çon nga Katedralja te Hoteli Grand.

Surroi vlerëson se duke mbyllur qasjen e rrugës ku e ka hyrjen objekti ku funksionon mediumi që ajo e udhëheq, Kryetari i Prishtinës “po e sulmon rëndë fjalën e lirë”.

Njoftimi i plotë i Surroit:

Prishtinë, 28 gusht 2023,

33 gradë Celsius, feels like 520 gradë

Po të udhëhiqesha nga teoria e konspiracionit, do të thosha se kryetari i Prishtinës është urdhëruar nga kryetari i LDK-së që të na e kufizojë punën tonë duke na e mbyllur qasjen në objektin ku punojmë.

Megjithatë, pavarësisht faktit se Lumiri, qëkur është zgjedhur kryetar i LDK-së, ka refuzuar të vijë në KTV, e besoj se vendimi i  Perparimit ka qenë i vetë kryetarit të Kryeqytetit, i udhëhequr nga nevoja për t’i dhënë zgjidhje parkingut nëntokësor që rri zbrazur.

Duke u përpjekur ta rehatojë një biznes, e sulmon rëndë fjalën e lirë, duke e injoruar ligjin, duke e cenuar pronën e huaj dhe duke e shpërfillur një institucion që ka për mision ofrimin e një shërbimi publik, prej të cilit nuk mund të ketë përfitim.

Zgjidhje për problemin që do që ta krijojë, ka.

Për këtë arsye sot kam parashtruar kundërshtimin te zyra e tij, ankesë në MPB, si ministri e linjës që e mbikëqyr Drejtorinë e Shërbimeve Publike, dhe kam ngre Padi për kontest administrativ duke kërkuar masë të përkohshme.

Flaka, nga ishulli RTP

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img