3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

​Veseli dëgjon ekspertët pejanë

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka vazhduar turin e tij të takimeve me ekspertë. Ai sot ka vazhduar në qytetin e Pejës, nga të cilët ka marr ide për zhvillimin e turizmit, prodhimeve vendore, rritjen e vendeve të reja të punës dhe çështje tjera.

Veseli tha se në takimet e tij me qytetarë ka takuar kategori të ndryshme të shoqërisë, të cilët ajo që po i brenë të gjithë, është se pse Kosova sot ka kaq deficit të madh tregtar, përse vetëm 9 përqind importon, ndërsa vetëm 10 përqind eksporton, si dhe e ka shtruar problemin e papunësisë kaq të madhe.

Ndërsa, ekspertët e lëmive të ndryshme shprehën para kreut të PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës, sfidat, me të cilët po ballafaqohen bizneset dhe idetë për rritjen e prodhimeve vendore si dhe numrit të vendeve të punës.

Dekani i fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës Nexhdet Shala tha se zhvillimi i bujqësisë është mjaft i nevojshëm, e njëkohësisht edhe mbrojtja e tregut vendor dhe prodhimeve vendore.

Safet Blakaj kryetar i shoqatës “Pema” në Kovragë, paraqiti një problem të cilin e kanë, e që është mosblerja e produkteve të tyre nga tregtarët e mëdhenj.

Ai tha se ende nuk kanë asnjë arsye nga ta, se cila është arsyeja që nuk i duan mollat e Kovragës.

Blakaj paraqiti fakte shqetësuese, duke thënë se rreth 30 përqind e produktit të tyre shkon dëm.

Duke qenë se Peja ka pozitë të mirë për zhvillimin e turizmit, Mentor Bojku, kryetar i Shoqatës së Speologëve kërkoi që t’i jepet fokus me i madh zhvillimit të turizmit. Ai tha se ata si shoqatë kanë hasur në shumë pengesa në institucionet qendrore,  kur kanë bërë kërkesa për zhvillimin e turizmit.

Venera Kelmendi, profesoreshë në universitetin e Pejës paraqiti problemin e kryerjes së praktikës nga studentët. Ajo tha se institucionet, si private ashtu edhe publike nuk po i pranojnë studentët në praktikë.

Në fund, kreu i PDK-së, Kadri Veseli theksoi se idetë, sugjerimet dhe kërkesat e ekspertëve nuk do të mbesin vetëm në nivelin e diskutimeve, por sipas tij ato do të jetësohen.

Kryetari i Kuvendit megjithatë u tha se nuk do të ketë zgjidhje në mënyrë magjike, por do të ketë ndryshim në Kosovë./PrishtinaPress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img