Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i janë gjetur para të padeklaruara, për të cilat, siç thuhet në raportin e policisë, nuk posedonte asnjë dëshmi për prejardhjen e tyre.
Në raport bëhet e ditur me vendim të prokurorit, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur një shumë të hollash të pa deklaruara, për të cilat nuk posedonte asnjë dëshmi për prejardhjen e tyre. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.