-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I mituri nga Peja që kërkohej për grabitje bie në prangat e Policisë në kufi, urdhërohet masa e ndalimit

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e grabitjet e shpeshta që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit dhe e shijojë lirinë nga arratia.

Kështu ka ndodhur edhe me një të mitur nga Peja, i cili ishte futur në listën e personave të kërkuar si i dyshuar për një rast të grabitjes.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për 17-vjeçarin F.J., i cili është arrestuar gjatë ditës së djeshme në njërën nga pikat kufitare, ku pas ndalimit, rezultoi se po kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda si dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img