-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet që sigurimi shëndetësor të bëhet obligativ për punëtorët e ndërtimit, shkollat e çerdhet

Numri i madh i vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës ka bërë që të shtohen thirrjet për sigurimin e punëtorëve e sidomos të atyre të sektorit të ndërtimtarisë.

Sipas statistikave të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë janë 15 raste të vdekjeve në vendet e tyre të punës, ku rreth 70% e këtyre punëtorëve kanë vdekur në ndërtimtari.

Një thirrje të tillë për sigurimin e punëtoreve në ndërtimtari e ka bërë edhe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, i cili tha se pavarësisht që Ligji për sigurim shëndetësor publik në vende ende është i pa zbatueshëm, ai mund të bëhet nga kompanitë në mënyrë vullnetare shumë lehtë.

Sipas tij, BKS-ja ka kërkuar nga kryetarët e komunave që në momentin që kompanitë e ndërtimit ta marrin licencën, të bëhet obligative me ligj që të jetë edhe sigurimi i punëtorëve.

“Ligji për sigurimin shëndetësor publik ende është i pa zbatueshëm, mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk ka mundësi që dikush me u siguruar në mënyrë vullnetare. Janë 10-të kompani të sigurimeve tashmë që kanë licencë në Bankën Qendrore, këto kompani ofrojnë të gjitha produktet. Ajo çka kemi bërë ne vitin e kaluar edhe këtë vit përmes shkresave edhe lobimeve, publikimeve edhe takimeve që i kemi pasur me kryetarët e komunave kemi kërkuar që kompanitë e ndërtimit gjatë marrjes së licencës në komunë ta shtojnë edhe një kërkesë shtesë ligjore që është edhe sigurim i punimeve, sigurimi i punëtorëve”, tha ai.

Mazreku tha se kanë kërkuar që sigurimi i punëtorë të behët obligative me ligj, njëjtë siç ka vepruar Ministria e Industrisë dhe Tregtisë duke i obliguar agjencitë e udhëtimit që të i’u sigurojnë pakon e sigurimeve për udhëtim.

“Andaj ne kemi kërkuar që kjo të bëhet obligative njëjtë siç ka vepruar edhe Ministria e Industrisë dhe Tregtisë duke i obliguar agjencitë e udhëtimit që të ju sigurojnë pakon e tyre të udhëtimit. Njëjtë kemi kërkuar edhe nga komunat, kemi dërguar shkresë e cila komunë që përderisa kjo nuk behët obligative me ligj është e pa mundshme që ndërtimtaret me vetë dëshirë shkojnë ta marrin këtë, sepse nuk është kosoto e lartë. Përderisa nuk është obligative ata nuk e marrin atë pjesë të sigurimit”, tha ai.

Drejtori i BKS-së tha se kanë kërkuar që sigurimet të bëhen edhe për ekskursionet, çerdhet dhe shkollat, pasi sipas tij, sigurimet nuk kanë kosto të lartë.

Ai theksoi se përderisa sigurimi nuk bëhet obligative me ligj ose me një rregullore, sipas tij, është e pamundur që dikush në mënyrë vullnetare të bëjë sigurimin e punëtoreve.

“I takon komunave sepse komunat në Kuvende Komunale kanë të drejtë dhe mundësi me ndryshua një rregullore, gjithë ato kritere që janë për me e marr leje e ndërtimit me e shtuar edhe një më shumë që duhet edhe me pas sigurim. Është diçka që ndodh diku tjetër, mirëpo kjo nuk është e vetmja që ne do të kërkojmë. Së shpejti kemi me kërkuar edhe ekskursionet, çerdhet, shkollat me qenë të siguruar për arsye që nuk janë kosto të larta. Por kini parasysh edhe një herë, përderisa nuk bëhen obligative me ligj ose me një rregullore është e pa mundshme që dikush në mënyre të vullnetshme ta merr këtë sigurim”, tha ai për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img