13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarje e rëndë: 60-vjeçari vret veten

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Fier një ditë më parë, ku mësohet se shtetasi me iniciale R.H 60-vjeç është gjetur i vetëvarur dje, rreth orës 13:35 në kasollen pranë banesës.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja e 60-vjeçarit është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Për rastin në fjalë, materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img