Pas humbjes së kontestit me Apple, për shkak të kopjimeve nga iPhone, ishte menduar se Samsung nuk do të përsërisë gabime të tilla.
Megjithatë, një gjykatë kineze urdhëroi kompaninë jugkoreane që t’i paguajë Huawei-t rreth 11.6 milionë dollarë, për shkak të shkeljes së të drejtave të patentës.
Kjo është fitorja e parë e Huawei mbi Samsung-un në rastin e vjedhjes së pronës së tij intelektuale, e cila ka të bëjë mbi disa padi që Huawei ka ngritur kundër Samsung-ut për kopjimin e teknologjisë së telefonave të mençur në pronësi të kësaj kompanie.
Huawei pohon se në më shumë se 20 modele Galaxy është kopjuar patenta e tij, duke përfshirë edhe modelin Galaxy S7.