1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kryeministri kroat detyrohet t’i kthejë 2.3 milionë euro që mori ryshfet

Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader është dënuar sot me katër vjet e gjysmë burgim për shkak se në vitin e 2009 e kishte keqpërdorur pozitën.

Sanader, siç njofton gazeta kroate Jutarnji list, në atë vit deputetit të Bashkësisë Demokratike kroate, Stjepanu Fioliqit, i kishte ndihmuar që me çmim të fryrë ta shesë në Zagreb ndërtesën e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Thuhet se ndërtesa ishte 2 milionë euro më shumë sesa çmimi real.

Fioliq ka deklaruar i ka paguar ryshfet 2.3 euro, thotë gazeta.

Meqë dënimi është më pak se 5 vjet, Sanader aktgjykimin fuqiplotë do ta presë në liri por është i detyruar t’i kthejë 2,3 milionë euro.

Sipas fjalëve të Sanaderit, aktgjykimi është i bazuar në rrëfime të rreme të dëshmitarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img