-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Burrë e grua të lidhur me VV-në punësohen për një ditë në ujësjellës

Punësimet e familjarëve janë duke vazhduar në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Së fundmi, në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” janë punësuar bashkëshortët, Fitim e Ajsere Sylejmani.

Fitim Sylejmani është punësuar si shofer në KUR Prishtina, ndërkaq bashkëshortja e tij, Ajsere Sylejmani është punësuar në qendrën e thirrjeve, po në këtë ndërrmarje.

Fitimi e Ajserja, janë nga fshati Konjuh i Komunës së Lipjanit, ku asambleistë është vëllai i drejtorit të KRU Prishtina, Fatmir Fetahu.

Nga 17 persona sa aplikuan gjithsej për pozitën e shoferit të kategorisë C në KUR Prishtina janë pranuar vetëm dy persona. Fitim Sylejmani dhe Berat Bulliqi.

Ndërkaq, listë shumë më e gjatë ishte për pozitën “Zyrtare në qendrën e thirrjeve”. Ndonëse lista ishte e gjatë, për këtë pozitë janë pranuar vetëm dy persona. Metij Seferi dhe Ajsere Sylejmani, gruaja e Fitim Sylejmanit, të punësuarit si shofer në të njëjtën ndërmarrje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img