Në nivel vendi është duke u mbajtur testimi i maturantëve për afatin e dytë.
Testet janë shpërndarë në kohë dhe nxënësit kanë filluar të përgjigjen në pyetjet që kanë para.
Klan Kosova ka qëndruar në qendrën e kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, ku gjithçka ka nisur dhe po vijon me rregull.
Në këtë afat testohen 6,670 maturantë të cilët nuk kanë arritur kalueshmërinë në afatin e parë.