6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dua Lipa “mbron gratë e striptizit”, pas kritikave të fundit nga disa valltarë

Dua Lipa ka mbrojtur shkuarjen në një klub striptizi me Lizzon. Kjo mbrojtje e saj vjen pasi që disa valltare që vallëzojnë me Duan e kanë quajtur shkuarjen në këtë klub si “ngacmim në klubet e seksit” – kur pop ylli kosovar me famë botërore komentoi këto kritika për Vogue Francë 

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, intervista e Dua është bërë para se valltarët të bënin këto akuza. 

Por, Dua Lipa e ka mbrojtur shkuarjen e saj në një klub striptizi me Lizon pasi që valltarët kritikuan atë çfarë kishte ndodhur në një klub seksi në Amsterdam. 

Duke u shfaqur në ballinën e revistës së fundit Vogue, ku ajo kishte hequr vetullat e saj para se të bëjë fotografi në kostum trupi, Dua tha se gratë moderne vazhdimisht janë të “turpëruar për gjithçka dhe çdo gjë që bëjnë”. 

Ylli kosovar ka thënë se e ka shijuar atë natë me Lizzo në klubin e striptizit pasi u ndanë çmimet Grammy për vitin 2020 dhe ka folur hapur për reagimin e ashpër që mori pastaj ku ajo u akuzua se po e përkrah “shfrytëzimin e grave”. 

Ajo i tha revistës në këtë intervistë që është bërë para se valltarët e saj ta akuzonin atë. 

“Natyrisht, jam kundër çdo lloji të shfrytëzimit. Por, e shoh këtë kritikë pa fund edhe për vetë zgjedhjen që bëjnë gratë. Është si të lundrosh në një fushë me mina që nga fillimi”, tha ajo. 

“Ne jemi të turpëruara për gjithçka dhe çdo gjë. A i mendon dikush përvojat e vetë njerëzve para se t’i sulmojnë ata? Kështu që, për mua, është shumë e rëndësishme të respektohen zgjedhjet e grave, çfarëdo qofshin ato”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img