Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik i mundshëm nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë në periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h, njofton Meteo Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 36°C.