Skuadra e Chelseas e ka shënuar fitoren e parë në Premier Ligë këtë sezon.
Blutë e Londrës mposhtën në “Stamford Bridge” skuadrën e Lutonit me rezultat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë, shkruan IndeksOnline.
Raheem Sterling hapi serin e golave në minutën e 17-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Sulmuesi anglez shënoi edhe golin e dytë të Chelseas në minutën e 68-të, ndërsa golin që vulosi fitoren e shënoi Nicolas Jackson shtatë minuta më vonë.
Chelsea aktualisht ka katër pikë ndërsa Luton renditet e fundit me 0 pikë.