9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Hetimet” ndaj Dejona Mihalit, deputetja Musliu: Në shtator do të definohen shumë gjëra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se qëndron prapa idesë së saj për hetimin e Dejona Mihalit përmes një Komisioni Hetimor parlamentar.
Në një intervistë për Nacionalen, ajo është pyetur edhe në lidhje me mundësinë që të nisin këto hetime.

Musliu ndërkaq, u përgjigj se në shtator do të definohen shumë çështje.

“Shtatori do të jetë muaji i cili do të definojë shumë çështje të cilat janë aktualitet politik i muajve të fundit. I qëndroj mbrapa idesë sime që për Dejona Mihajlin duhet të iniciohet komision hetimor parlamentar, për të sqaruar fillimisht marrjen e shtetësisë së Kosovës duke marrë parasysh faktin që asaj i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.” – tha ajo.

Tutje, Musliu ka deklaruar se opozita nuk duhet ta neglizhojë mundësinë parlamentare për të kërkuar llogari, jo vetëm për Dehona Mihalin, por për të gjitha aferat.

“Nëse opozita e neglizhon mundësinë parlamentare për të kërkuar llogari nga qeveria, jo vetëm për Dejona Mihajlin, por për të gjitha aferat, atëherë që sot e ka humbur garën politike dhe vendi jonë do të përfundojë në një diktaturë të paperjetuar deri më tani. Ne nuk kemi nevojë për një opozitë të heshtur. Ne kemi nevojë për një opozitë të sinqertë dhe aktive sepse dështimet e qeverisë aktuale kanë dal sheshit dhe heshtja opozitare nënkupton dorëzim.” – u përgjigj ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img