Bayern Munich ka zyrtarizuar transferimin e portierit Daniel Peretz.
23-vjeçari izraelit ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me bavarezët, e vlefshme deri më 30 qershor 2028, shkruan IndeksOnline.
Ai u transferua nga skuadra e Maccabi Tel Aviv, ku Bayern do të paguaj 5 milionë euro për shërbimet e tij.
“Është një ëndërr për çdo fëmijë që një ditë të luajë për një klub aq të madh sa Bayerni. Kur dëgjova për interesimin e Bayernit, kisha vetëm një dëshirë: të kaloja këtu. Unë jam i uritur për gjithçka që do të vijë.”, tha Peretz gjatë prezantimit.
Portieri izraelit do të veshë fanellën me numër 18.