0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën, i rëndësishëm dhe me ndikim

Ukraina gjatë ditës së djeshme ka shënuar Ditën e Pavarësisë, edhe pse e gjendur mes një pushtimi të shkallës së plotë nga Rusia.

Veç në Ukrainë, pavarësia e saj u festua edhe në shumë vende të botës demokratike – mes të cilave edhe në Kosovë.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka publikuar një opinion me këtë rast, teksa ka vlerësuar solidaritetin e Kosovës në çështjen e Ukrainës.

Ai thotë se populli i Kosovës ka treguar solidaritet dhe partneritet të jashtëzakonshëm në mbështetje të Ukrainës.

“E kuptojmë sa i rëndësishëm është kontributi juaj për këtë përpjekje të përbashkët globale për të kundërshtuar fuqishëm agresionin, për të mbështetur demokracinë dhe për t’iu kundërvënë përpjekjet e Putinit për të rrëzuar rendin botëror përderisa synojmë të arrijmë një Evropë ‘të plotë, të lirë dhe në paqe’”, ka thënë mes tjerash Hovenier.

Ndër të tjera, kryeamerikani në Kosovë thotë se solidariteti i Kosovës është i rëndësishëm dhe ka pasur ndikim.

“E kam thënë edhe më parë: çështjet për çka dhe me kë qëndron Kosova kanë rëndësi. Populli i Kosovës është pjesë përbërëse e përpjekjes globale për të kundërshtuar sfidën brutale të Putinit ndaj një vendi të pavarur dhe sovran. Përderisa së bashku e shënojmë Ditën Kombëtare të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe partnerët tanë vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën sot dhe çdo ditë tjetër në përkrahjen tonë për vlerat demokratike dhe sigurinë evropiane”, përfundoi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Vendi ynë dje ka shënuar përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës me disa aktivitete. Pjesë përbërëse e këtyre ngjarjeve ishin edhe gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, të cilët thanë se “Kosova është më e mira”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img