Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës të hënën do të takohet me anëtarësinë sindikale komunale, me ç’rast do të bisedohet për gjendjen aktuale në arsim.
Përmes një komunikate për medie, krahas kësaj do të bisedohet edhe për vendimin siç e quajnë skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.
Komunikata e plotë:
Të nderuara media SBASHK ju përgëzon për angazhimet duke ju dëshiruar punë të mbarë e shumë suksese e arritje të reja.
Ju ftojmë që të jeni bashkë me ne në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që janë përfaqësues të anëtarësisë sonë qe nga çerdhet e deri në universitete.
Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.
Takimi mbahet të hënën, më 28 gusht, në orën 10:00 në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK.
Medie të nderuara ju ftojmë dhe jeni të mirëseardhura ta përcjellni këtë takim