6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjatë inspektimit tek një biznes në Pejë, Dogana nuk gjen produkte të kontrabanduara, por armë

Gjatë një kontrolli doganor në një biznes të dyshuar për produkte të kontrabanduar në Pejë, Dogana ka hasur në një pistoletë.

Pas të dhënave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mallra të kontrabanduara, oficeret doganorë organizuan një operacion kontrolli ne një biznes në qytetin e Pejës.

Kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit.

Megjithatë, gjatë inspektimit të hapësirës së biznesit, u zbulua: një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishek.

Pas zbulimit të armës pa leje, Dogana e Kosovës në përputhje me ligjin njoftoi Policinë e Kosovës. Si rezultat, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës.

Dogana e Kosovës është e angazhuar në luftën kundër kontrabandës, ndërtimin e një ambienti të sigurt dhe zbatimin e plotë të ligjit.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img