6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ferizaj e nderon jetën dhe veprën e doktor Sami Spahiut – një rruge ia vendos emrin e tij

Një rrugë e qytetit të Ferizajt do ta mbajë emrin e anesteziologut Sami Spahiu, i cili e ka lënë këtë botë më 2017. Qyteti ku ai veproi dhe prej nga vinte ka vendosur kështu në nder të figurës së doktorit, humanistit dhe njeriut të mirë që e njihnin të gjithë

Petrit Spahiu dhe nënë e tij, Magbule Aliu Spahiu, janë parë sot të lumtur teksa janë fotografuar para pllakës me emrin “Sami Spahiu”.

Sami Spahiu ka qenë babai i Petritit dhe bashkëshorti i Magbules, si dhe një nga mjekët më të njohur të Ferizajt.

Qyteti ku ai veproi dhe prej nga vinte e ka nderuar figurën e anesteziologut duke emërtuar një rrugë me emrin e tij.

Djali i tij, Petriti, i cili e ndjek rrugën e babait, duke specializuar në fushën e kirurgjisë plastike ka vendosur dy zemra mbi fotografinë që ka shpërndarë në rrjetin e tij social, si për të treguar sa krenarë janë me veprat që ka lënë pas doktor Spahiu.

Nderimi për Spahiun ka ardhur pas kontributit që doktori ka dhënë për qytetin, për humanisitin që e kanë njohur të gjithë, dhe për profesionistin e pashoq.

Doktor Spahiu kishte ikur nga kjo botë në vitin 2017, pasi ishte diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit.

Për të, fjalë të mëdha kishte folur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në mbledhjen komemorative kushtar veprimtari të shquar.

“Doktor Samiun e kemi njohur të gjithë, si një doktor të përkushtuar në profesionin e tij, si një profesor që mbahet mend nga secili nxënës i tij, si një qytetar të devotshëm dhe shembullor, por mbi të gjitha si një njeri pa cene, të edukuar dhe me një kulturë të lartë të fjalës, punës dhe respektit për të tjerët”, thoshte Aliu më 2017, para familjarëve, miqve, shokëve, dhe të afërmve të tij.

“Ai çdo herë ishte i gatshëm të jepte kontributin e tij në të mirë të shoqërisë, komunitetit dhe tërë kombit. Po, natyrisht, nuk kishte si të ishte ndryshe një personalitet i tillë, i ndërtuar me tërë tiparet e një njeriu që tërë jetën ia kushtoi çështjes humane dhe kombëtare”.

“Nuk kishte si ti mungonte ky njeri i madh kauzës sonë për lirinë e atdheut. Ai edhe në momentet më të vështira që kaluam si popull, u gjend krah ushtarëve të lirisë, duke dhënë kontributin e tij human dhe patriotik në luftë kundër pushtuesit. Ai e vazhdoi këtë kauzë edhe pas çlirimit, por tani në ndërtimin e sistemit shëndetësor, për t’iu shërbyer qytetarëve, tashmë në lirinë e fituar. Me këtë rast, unë dëshiroj të ndaj me ju kujtimin e freskët të rreth dy muajve më parë, kur e takova në njerin nga spitalet e Stambollit derisa po mjekohej, i rrethuar me familjarët e tij. Edhe pse e kuptonte plotësisht gjendjen e tij shëndetësore, sëmundjen që kishte, më priti i buzëqeshur dhe shumë i fortë dhe duke më dhënë përshtypjen që nuk do të dorëzohej dot. Kishte vendosur të luftonte deri në fund. Në vend se unë atij, atje, ai mua më dha shpresë dhe forcë se do të vazhdojmë së bashku në punët dhe angazhimet që na presin, për të dhënë edhe më shumë për qytetarin tonë. Të tillë e takova edhe së fundi herë, para rreth dy javësh, sërish i buzëqeshur, me moral të lartë dhe me dëshirë të madhe që të na inkurajojë për të ecur tutje”.

“Po, natyrisht, në vend se ne atij, ai na jepte neve çdo herë forcën për të vazhduar, ngase ai ishte i tillë, njeri që më shumë jepte se sa merrte nga të tjerët”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img