Tekstet shkollore mund të kushtojnë rreth 4 milionë euro më shtrenjtë sesa shuma e planifikuar për blerjen e tyre nga Ministria e Arsimit, ka thënë sot Nehat Mustafa, ish-zëvendësministër i Arsimit.
Mustafa ka thënë se, sipas përllogaritjeve, për të gjitha tekstet shkollore për klasët 1 deri në 5, shuma e shpenzuar pritet të shkojë deri në 9 milionë euro.
Ai ka thënë se kjo vlerë është dyfish më e lartë sesa shuma e alokuar nga Ministria e Arsimit.
“Në postimin tim supozava se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëhere vetëm për tesktet 1-5 do të shpenzohen sê paku 9 milion €”, tha Mustafa.
Ai tha se këtë vlerë e ka konfirmuar edhe ministrja aktuale e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një intervistë televizive disa ditë më parë.
“Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €”, deklaroi Mustafa.
Mustafa u ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe deputetëve që ta përcjellin me vëmendje çështjen e blerjes së teksteve shkollore për shkak të dyshimeve për keqpërdorim.
Postimi i plotë:
Dyshimet vazhdojnë
Dy ditë më parë në postimin tim prezentova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasët 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasët 6 dhe 8. Për këtë tender, MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion €.
Në postimin tim supozava se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëhere vetëm për tesktet 1-5 do të shpenzohen sê paku 9 milion €.
Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €.
Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili perfolet për shumë ndërhyrje e keqpërdorime ne ministri e institucione tê arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDBashi dhe se ka disa kallëzime penale.
Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , sepse kemi rrithje të shpenzimeve pêr tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar .
Dhe kjo nuk besoj që është rastësi…