Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka konfirmuar se afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, e cila shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë, është shtyrë për dy javë.
Inspektorati komunal fillimisht kishte kërkuar që lirimi i këtij objekti të bëhej në një afat treditor, i cili skadonte sot.
“Po, është e vërtetë që është shtyrë afati për dy javë”, ka theksuar Atiq për rtk.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano dje ka shprehur shqetësimin e shteteve anëtare të BE-së për situatën në veri të Kosovës, teksa ka kërkuar koordinim të plotë nga institucionet e Kosovës për të gjitha vendimet që janë të ndërlidhura me çështjet e sigurisë në veri të Kosovës.